Sport

⚽️ Bunjaki nuk e ka ndërmend të largohet, ja çfarë thotë në intervistën e fundit

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 12 June 2017

Albert Bunjaki ka folur për “IndeksOnline” vetëm një dit pas humbjes së thellë kundër Turqisë. “Tash një vit nuk kishim as Kombëtare zyrtare, kemi punuar me gjithë fuqinë të vijmë këtu dhe ky është vetëm fillimi i rrugës sonë”, ishin fjalët e para të përzgjedhësit.

Përfaqësuesja e Kosovës u mposht sërish nga Kombëtarja e Turqisë me rezultat 1-4 midis “Loro Boriqit” në Shkodër.

Bunjaki nuk e ka ndërmend largimin nga Përfaqësuesja, ndërsa thotë se grumbullimi i radhës pritet të bëhet menjëherë pas dy muajve.

“Nuk ka pushim. Pothuajse më pak se dy muaj është grumbullimi i radhës ku na presin dy lojë për tri ditë. Njëjtë edhe në tetor, dy lojë për tre ditë. Duhet bërë analizat e lojës së mbrëmshme por edhe lojërat e radhës”, ka thënë Bunjaki.

-Advertisement-

I pyetur se a do të ketë ndonjë ndryshim tek futbollistët e ftuar, ai u përgjigj: “Sigurisht do të ketë lëvizje të lojtarëve nga se është afati kalimtar. Ka shumë punë si zakonisht ne ecim përpara. Jam shumë i sigurt se tani do të vjen fitorja e parë”.

Në përgatitjet e fundit të Përfaqësueses kishte shumë lëndime të futbollistëve, e krejt kjo erdhi për shkak të terrenit jo të mirë. Megjithatë, përzgjedhësi thotë se ky nuk është momenti të ankohemi për terrenet.

“Nuk është momenti të ankohemi në terrenet, nga se edhe me teren të mirë garant do ta kishim të vështirë ballafaqimin me top 15-20 shtetet e Botës. Por edhe ato do të bëhen shumë shpejtë, dhe sigurisht që do të jetë lehtë për neve”.

Përfaqësuesja e Kosovës gjatë muajit shtator pritet t’i luaj dy ndeshje, atë kundër Kroacisë dhe si vendas kundër Finlandës.

albertbunjaki

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera