Sport

⚽️ Batatina flet për Hysenin, i cili e humbi penalltinë në finale

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 02 June 2017

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur sot për “Epokën e re” për përplasjen me sulmuesin Berat Hyseni.

Batatina ka mohuar se ka dyshime se Hyseni e ka humbur me qëllim penalltinë në finale ndaj Besës, por ka mbetur i befasuar se si e ka goditur për faktin se ai është një lojtar më përvojë të madhe.
“Penalltitë janë fat dhe secili nga lojtarët le ta ketë në ndërgjegjen e vetë dhe unë nuk kam të drejtë të akuzoi askënd. Nuk ka dyshime, por e kam qortuar Beratin se është një lojtar më përvojë dhe nuk guxon të godas një penallti në formë të tillë, por kjo mund të ketë ndodhur edhe përshkak të euforisë. Nuk kam dyshime se ai e ka humbur penalltinë me qëllim, pasi në të kundërtën do ta kisha marr masa ndëshkuese”, ka thënë Batatina, i cili është më meritori për rezultatet e mira në vitet e fundit nga skuadra e Llapit. Batatina në fund nuk e ka përjashtuar mundësinë që Hyseni është në edicionin 2017/2018 të luajë për Llapin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera