Sport

⚽️ Avdijaj befason me fjalët për Bunjakin

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 16 June 2017

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj në një postim në Facebook, ka falënderuar trajnerin Albert Bunjaki për krejt punën që ka bërë me ekipin e Kosovës.

Avdijaj ka sqaruar se përkundër humbjes 4:1, trajneri i kishte përgatitur lojtarët për ta fituar ndeshjen, derisa është arsyetuar me stërvitjet e pakta me gjithë lojtarët e përfaqësueses.

“Ndeshjen e fundit kundër Turqisë e humbëm 4 me 1 edhe pse ishim të përgatitur mirë nga trajneri për ta fituar këtë lojë. Ne jemi skuadër e re dhe mund të them se nuk kemi pasur më shumë se 10 stërvitje të përbashkëta”, ka shkruar Avdijaj.

-Advertisement-

“Ndodhitë e fundit veç sa e kanë vështirësuar situatën, por jam i sigurt që kemi potencial si skuadër dhe në të ardhmen do të bëhemi një skuadër siç na ka hije”, ka sqaruar Avdijaj për kritikat që ka marrë trajneri Bunjaki.

“Kanë kaluar shumë vite të vështira dhe është dashur punë për të bërë një skuadër që kemi tash, por për këtë punë duhet ta falënderojmë trajnerin tonë Albert Bunjaki, i cili ka bërë punë të palodhshme që sot Kosova të marrë pjesë në gara ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

“Ne na duhet edhe shumë kohë që të punojmë që ta realizojmë dëshirën që kemi, mos të harrojmë edhe përkrahjen nga tifozët Dardan që po na përkrahin me një atmosferë të ngrohtë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera