⚽️ Argjentina – Brazil, ky është rezultati nga “Superklasika” – VIDEO
Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 09 June 2017
Argjentina ka fituar miqësoren e luksit kundër Brazilit me rezultatin 1-0. Kështu, brazilianët janë kthyer të humbasin një ndeshje pas pothuajse një viti.
Në fakt, hera e fundit që verdheblutë janë larguar me kokën ulur nga fusha e blertë ka qenë 13 qershori i 2016-ës, kur janë mundur me rezultatin 1-0 në Kupën e Amerikës nga Peruja. Nga ai moment, “Selecao” ka regjistruar 9 fitore radhazi, 8 në ndeshje zyrtare dhe 1 në miqësore. Ka qenë Argjentina, rivalja e përjetshme, ajo që i ka mohuar suksesin e dhjetë radhazi Coutinho-s me shokë dhe që i ka shkaktuar humbjen e dytë në një vit.
Trajneri Tite ka vendosur të lërë pushim disa nga yjet e ekipit si, Neymar, Marcelo, Firmino dhe Dani Alves dhe mungesë tyre, veçanërisht e kapitenit, është ndier. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar bardhekaltërve për të krijuar rastin e parë të rrezikshëm, me Di Marian që ka shpërdoruar një mundësi të artë brenda zonës së rreptësisë, teksa goditja e tij ka përfunduar jashtë. Në minutën e 45-të, edhe fati ka dalë kundër Messi-t me shokë, pasi goditja me kokë e Otamendit është ndalur nga shtylla. Por në minutën e parë shtesë të 45 minutave të para ka qenë mbrojtësi Mercado ai që i ka dhuruar avantazhin “Albiceleste”-s.
Reagimi i brazilianëve ka ardhur në minutën e 63-të. Gabriel Jesus ka goditur në mënyrë të pabesueshme shtyllën, teksa kishte arritur të dilte me portën e boshatisur. Topi ka përfunduar në këmbët e Willian, i cili ka goditur menjëherë, por edhe gjuajtja e tij është ndalur nga shtylla. Në fundin e takimit ka pasur momente shqetësimi për Jesus, i cili ka pësuar një dëmtim që e ka detyruar të lërë fushën e lojës, me Taison që ka marrë vendin e tij. Rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund, me Argjentinën që ka fituar “Superklasiken” e futbollit. Një fitore që i mungonte bardhekakltërve prej pesë vitesh.
https://www.youtube.com/watch?v=Pu9_XjuwLto
Të tjera
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...