Sport

​Zyrtare, skuadra e Serie-A e shkarkon trajnerin

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 21 December 2020

Genoa ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin Rolando Maran dhe Davide Ballardini është emëruar si pasardhësi i tij.

“Rossoblu” janë në vendin e 19-të në Serie A pas humbjes 2-0 ndaj Beneventos të Dielën dhe janë pa fitore në 12 ndeshje radhazi të Ligës.

Presidenti Enrico Preziosi ka vendosur të ndahet me Maranin, i cili u soll për të zëvendësuar Davide Nicolan verën e kaluar, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

“Genoa CFC njofton se ata e kanë liruar trajnerin Rolando Maran nga posti i tij,” shkruan klubi në deklaratën e tyre.

“Klubi falënderon trajnerin dhe stafin e tij për angazhimin e tyre.”

Davide Ballardini, sipas “Sky Sport Italia”, do të zëvendësojë Maranin në krye të kësaj skuadre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera