Lajme

​Xhevahire Izmaku kundër mbajtjes së seancës për rastin e vajzës së abuzuar

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 08 February 2019

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku është shprehur kundër mbajtjes së seancës për rastin e vajzës nga Drenasi, me të cilën dyshohet të kenë abuzuar seksualisht një mësues dhe një polic.

Sipas saj, kjo seancë parlamentare është e ngutshme, dhe e njëjta do të duhej të ishte e mbyllur për publikun.

Deputetja gjatë fjalimit të saj në seancën e jashtëzakonshme tha se nëse dëshirojnë që të zgjidhin problemet, atëherë ato duhet adresuar në komisione, duke i ftuar njerëzit kompetentë në raportim.

-Advertisement-

Ajo është shprehur kundër faktit, që rasti i vajzës së mitur është shpërndarë në opinionin e gjerë publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera