Vushtrria investon 356 mijë euro në ndërtimin e QKMF-së, rinovohen ato nëpër fshatra
Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 08 October 2021
Komuna e Vushtrrisë ka investuar mbi 356 mijë euro në ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e cila pritet që brenda muajit të funksionalizohet. Përveç kësaj, mbi 210 mijë euro janë investuar në renovimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe në Ambulancat e Mjekësisë Familjare nëpër të gjitha fshatrat e saj.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Bujar Pllana, thotë se të gjitha këto investime që kanë realizuar janë bërë me qëllimin që qytetarët vushtrrias të marrin shërbime sa më të mira shëndetësore.
Pllana: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare kushton mbi 356 mijë euro
“Është investim kapital i Komunës, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, që kushton mbi 356 mijë euro dhe pritet që brenda muajit të bëhet implementimi i saj… Komuna e Vushtrrisë ka bërë rinovimin e të gjitha QMF-ve dhe AMF-ve në të gjitha fshatrat, ku është instaluar edhe ngrohja qendrore, vlera e kësaj është mbi 210 mijë euro. Pastaj, janë blerë edhe pajisje mjekësore moderne për të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në vlerë prej 155 mijë eurosh. Është investuar edhe në teknologjinë informative që kap vlerën mbi 30 mijë euro”, thotë ai.
Një nga investimet që Komuna e Vushtrrisë ka bërë është edhe pajisja e laboratorit të Qendrës së Mjekësisë Familjare me aparaturë moderne dhe shtimin e numrit të analizave laboratorike.
Pllana: Laboratori i QKMF-së është pajisur me pajisje moderne
“Si Drejtori e Shëndetësisë kemi investuar edhe në laboratorin e QKMF-së, ku është pajisur me pajisje moderne edhe ku është mundësuar që numri i analizave të jetë më i madh dhe të hiqet lista e pritjes së pacientëve për kryerjen e analizave laboratorike. Është shtuar edhe numri i analizave laboratorike siç është testi për D-Dimer, testet serologjike që në plot qendra të tjera nuk bëhet, bëhet testi rapid, fraksionet e kolestorolit, CRP dhe shumë analiza të tjera që më herët nuk janë kryer”, thotë Pllana.
Pllana thotë se është duke vazhduar projekti i Komunës së Vushtrrisë në bashkëpunim me Islamic Relief për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në shtëpi për qytetarët. Ai thotë se nga janari e deri më tani janë kryer 17 mijë e 551 vizita dhe janë ofruar 59 mijë e 120 shërbime.
Doktoresha Ardita Asllani, pjesë e ekipit mjekësor që kryen vizitat shtëpiake, tregon për punën që bëjnë çdo ditë.
Asllani: Këto shërbime shëndetësore janë falas duke përfshirë edhe terapinë
“Ne ofrojmë shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët në Komunën e Vushtrrisë, ku këto shërbime shëndetësore janë falas duke përfshi edhe terapinë. Shërbimet shëndetësore të cilat ofrohen përfshijnë vizitat shtëpiake nëpër të gjithë territorin e Vushtrrisë. Këto vizita bëhen tek pacientët me sëmundje malinje, tek personat me aftësi të kufizuara, tek pacientët me sëmundje kronike, tek gratë gjidhënëse dhe lehona, tek mosha e tretë”, thotë ajo.
Asllani shtoi se brenda një dite ofrojnë shërbime shëndetësore tek rreth 60 pacientë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...