Vazhdon vaksinimi i personave mbi 65 vjeç në Prishtinë, ka ankesa rreth aplikimit
Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 18 May 2021
Në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë po vazhdon vaksinimi i personave të grup moshës mbi 65 vjeç, të cilëve paraprakisht po u caktohen termine, pasi që kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova. Vetëm sot nga kjo kategori janë vaksinuar mbi 180 persona.
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi tha se deri sot janë vaksinuar mbi 48 mijë persona.
“‘Edhe sot janë duke vazhduar me vaksinimi e qytetarëve të grupmoshës mbi 65 vjeç aktualisht deri sa flasim në sallën 1 tetori kemi të vaksinuar mbi 180 persona. Ndërsa flasim në nivel vendi, atëherë kemi mbi 1900 të vaksinuar tashmë. Ndërsa nëse i referohemi statistikave dhe totalit të përgjithshëm nga 29 marsi në ditën e sotme, kemi mbi 48 mijë vaksina të realizuara”, tha ai
Hatixhe Dili nga Prishtina tha se procesi i aplikimit për të nuk ka qenë i vështirë, mirëpo për njerëz më të moshuar dhe të pashkolluar, do të jetë i vështirë aplikimi.
“Unë jam e shkolluar për mua nuk ka qenë vështirë ky procesi i aplikimit por për njerëz që kemi ne analfabet ka qenë shumë i vështirë edhe me të vërtet t’u dhimbshin pleqtë se nuk dinë”, tha ajo
Hava Ahmeti tha se për aplikim i kishte ndihmuar mbesa e saj por edhe pse kishte aplikuar më 9 prill, tani e kanë kontaktuar për vaksinim.
“Procesin e aplikimit e kam pas të lehtë se mbesa jem ka aplikuar e këta të rinjtë lehtë po e bëjnë, por shumë kanë vonuar me më thirr. Më 9 prill kam aplikuar, sot i 20-ti, mezi kom mbërri në rend 74 vjet i kam”, tha ajo.
Për shqetësimet e qytetarëve, koordinatori i Qendrës së Vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se po shpreson që pjesa e aplikimit do të lehtësohet.
“Informatën që ne kemi pas, po shpresojmë që ajo pjesë do të lehtësohet dhe do të jetë shumë më e lehtë për aplikim për të gjithë qytetarët që të kenë mundësinë e regjistrimit në linkun që është e-Kosova”, tha ai
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...