Sport

​United dëshiron yllin e Realit si pjesë të marrëveshjes për De Gean

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 16 July 2017

Manchester United është i gatshëm të shes portierin spanjoll, David de Gea, por me një kusht

Drejtuesit e Manchester Unitedit do të lejojnë largimin e portierit David de Gea drejt kampionëve të Spanjës dhe Evropës, Real Madrid.

Por, ata kanë një kusht që ky transferim të ndodhë.

-Advertisement-

Ata duan që si pjesë e marrëveshjes të përfshihet edhe mesfushori gjerman, Toni Kroos, shkruan The Mirror.

Vlera e De Geas është 70 milionë euro, por me përfshirjen e Kroos do të behej vetëm shkëmbimi i lojtarëve.

Kjo ofertë nuk pritet të pranohet nga Reali, sepse trajneri Zinedine Zidane e sheh gjermanin si të pazëvendësueshëm në formacionin e parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera