Sport

​Tri ndeshje interesante sot në Premier Ligë

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 28 December 2020

Kampionati anglez i futbollit, Premier Liga, nuk pushon as edhe ne këto ditë feste të fund-vitit dhe sot starton xhiro e 16-të me tri ndeshje shumë interesante.

Që të tri ballafaqimet janë të paparashikueshme pasi që të katër këto skuadra renditen në pjesën e epërme të tabelës, përcjell KosovaPress.

Nga ora 16:00, Leicester City i cili renditet në vendin e tretë do të ballafaqohet me Chrystal Palace.

-Advertisement-

Chelsea që së fundit pësoi disfatë nga Arsenali në derbin londinez do ta ketë një tjetër ndeshje të fortë pasi sot nga ora 18:30 luan kundër Aston Villas, skuadër kjo e cila po kalon nëpër një formë shumë të mirë të rezultateve duke mos pësuar humbje në katër ndeshjet e fundit.

Aston Villa dhe Chelsea ndajnë vendet shtatë dhe tetë me pikë të barabarta, nga 25, përcjell KosovaPress.

Kurse nga ora 21:00 zhvillohet sfida më interesante, ajo ndërmjet Evertonit dhe Manchester Cityt. Skuadra e Carlo Ancelottit po tregohet një rival i fuqishëm në këtë edicion për çdo kundërshtarë dhe jo rastësisht renditet në vendin e dytë me vetëm tri pikë më pak se Liverpooli që është lider i tabelës.

Ndërsa Manchester City që ka ditur të lëshojë pikë në disa ndeshje të lehta në letër, momentalisht pozicionohet në vendin e gjashtë me 26 pikë të mbledhura pas 14 ndeshjeve të zhvilluara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera