Lajme

​Thaçi: Në momentin kur të konfirmohet aktakuza nga Specialja, jap dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 24 September 2020

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se në momentin kur i konfirmohet aktakuza nga Dhomat e Specializuara në Hagë, do të japë dorëheqje nga posti.

Po ashtu Thaçi ka siguruar se nuk do të rikandidojë për një mandat tjetër në krye të shtetit.

Thaçi nuk ka komentuar kandidaturën e Ramush Haradinajt për kreun e shtetit, teksa ka thënë se atë që e voton Kuvendi është i pranueshëm për të.

-Advertisement-

Këto komente Thaçi i bëri në emisionin Pressing në T7.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera