Si të përmirësoni jetën seksuale kur sapo jeni bërë prindër
Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 08 August 2017
Tashmë prioritet në jetën dhe mendjen tuaj duket se po merr vetëm fëmija juaj, dhe kjo është diçka e gabuar. Ju dhe bashkëshorti juaj keni nevojë të jetoni jetën tuaj jo vetëm si prindër, por edhe si çift.
Ja si të përmirësoni jetën tuaj seksuale pas ardhjes në jetë të fëmijës tuaj!
Planifikoni. Nuk tingëllon aspak romantike, por është gjëja më e mirë që mund të bëni tashmë që në jetën tuaj keni një bebe të vogël që duhet të kujdeseni. Ju mund të oganizoni një “takim” me partnerin tuaj ndërsa fëmija juaj fle. Nëse mes jush ekziston dashuria dhe pasioni, planifikimi nuk do të jetë aspak një faktor negativ në marrëdhënien tuaj.
Mos organizoni takime vetëm në dhomën e gjumit. Kjo do ta bëjë edhe më të këndshme marrëdhënien tuaj.
Mbani mend përfitimet. Në më të shumtën e ditëve ju ndiheni e lodhur dhe dëshira juaj më e madhe në momentin që fëmija fle, është të bëni edhe ju të njëjtën gjë. Por nuk duhet të ndodhë kështu. Mbani mend se marredhëniet seksuale do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë dhe të ndieni më pak stres. Gjithashtu do t’ju bëjnë të jeni më të lidhur me partnerin tuaj.
Pranoni se jeta tashmë është ndryshe. Jeta është ndryshe, por marrëdhënia seksuale mund të jetë ende diçka e bukur. Jeni të njëjtët persona, por tashmë me një rol të ri, rol i cili nuk duhet të futet në krevatin tuaj, nuk duhet të “ndërhyjë” mes jush.
Përgatituni. Ju tashmë nuk jeni më shtatëzanë dhe duhet të mbroheni që kjo gjë të mos ndodhë më (e kundërta nëse ju e dëshironi). Zgjedhja e metodës mbrojtëse mund të jetë kontraceptivi, spiralja, prezervativi etj. Nëse gruaja për shkak të homroneve ndien bezdi të vazhdueshme gjatë marrëdhënies, duhet të flasë me mjekun gjinekolog.
Intimiteti duhet të fillojë në kohën e duhur. Duhet të prisni rikuperimin e plotë para se të kryeni sërish marrëdhënie, dhe kjo kohë duhet të jetë jo më pak se 6 javë. Nëse ju keni dëshirë të qëndroni pranë partnerit tuaj, mund të bëni. Intimiteti nuk nënkupton vetëm aktin e plotë seksual.
Të tjera
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...