Lajme

​Shtrenjtohet çmimi i bukës edhe në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 20 November 2018

Për 10 cent është shtrenjtuar çmimi i një buke në Prishtinë. Nga 30 centë sa ka kushtuar një bukë në Prishtinë, tani ky çmim është bërë 40 centë.

Shtrenjtimi i miellit ka bërë që të rritet edhe çmimi i bukës, pas vendosjes së taksës prej 10 për qind nga Qeveria e Kosovës, për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, shtete këto që përveç se nuk njohin shtetësinë e Kosovës, vazhdimisht lobojnë kundër legjitimitetit ndërkombëtar të vendit tonë.

Çmimi i bukës nuk është ngritur vetëm në Prishtinë, pasi ditë më parë është raportuar për shtrenjtim të bukës edhe në Prizren dhe Kaçanik.

-Advertisement-

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se shtrenjtimi i çmimit të bukës është i panevojshëm dhe se deri te kjo ka ardhur si pasojë e koordinimit nga disa shoqëri tregtare në disa komuna si ajo e Prizrenit dhe Kaçanikut.

“Nuk besoj që ka arsye për rritje të çmimit duke i ditur rezervat që kemi, por si duket kjo është e koordinuar në disa regjione të Kosovës nga shoqëritë tregtare”, ka thënë Shala gjatë raportimit në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera