Sport

​‘Shpërthen’ babai i Neymar, pas lëndimi që pësoi ylli brazilian

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 14 December 2020

Neymar nuk ka pësuar fraktur në kyçin e këmbës, ashtu siç u dyshua, në dëmtimin që pësoi në humbjen 0-1 të PSG-së ndaj Lyonit.

“Ylli” i “Seleçaos” u largua me barelë nga fusha dhe me lot në sy, çka shtoi frikën për një dëmtim serioz.

Për këtë episod ka reaguar menjëherë në Instagram, babai i Neymarit, duke akuzuar ashpër gjyqtarin e ndeshjes.

-Advertisement-

“Gjyqtarët po inkurajojnë dhunën. Dreqi e mori, deri kur? Kemi folur shumë për këtë lojë të dhunshme në futboll! Pse të mos ndaloni menjëherë, në faullin e parë? Pse duhet pritur i shtati, i teti apo i nënti? A duhet të shikojmë VAR-in për kuptuar që është për karton të kuq dhe dëbim nga fusha? A na duhet VAR-i që të vërejmë një ndërhyrje të dhunshme si kjo? Një lojtar ndërhyn në mënyrë të papërgjegjshme, të dhunshme, anash, kalon hapësirën fizike të një tjetri, madje pa i dhënë një mundësi mbrojtjeje. Me këtë ne ushqejmë këta lloj lojtarësh. Është futbolli ai që humbet. Deri kur do të fajësohet viktima? Ne duhet të vlerësojmë se kush kontrollon topin, kush ka mundësi të mbrohet … Çfarë të bëjmë?!”, ka deklaruar babai i Neymarit.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera