Rikthehet Superliga, Ibrakoviq kërkon fitoren e parë si trajner i Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus
07:51 | 19 Nëntor 2021
Superliga e Kosovës në futboll rikthehet pas pushimit dyjavor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Xhiroja e 14-të nis me ndeshjen ndermjët Prishtinës dhe Dukagjinit që luhet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim prej orës 13:00.
Në këtë ndeshje debuton në stolin e bardheklatërve trajneri Abdulah Ibrakoviq i cili pason Zekirija Ramadanin si trajner i klubit kryeqytetas.
Ai tha se pret një ndeshje të mirë dhe reagim nga futbollistët e Prishtinës.
“Nga ndeshja (ndaj Dukagjinit) pres një reagim pozitiv nga skuadra ime dhe përkushtim të mrekullueshëm gjatë gjithë ndeshjes. Skuadra është e vetëdijshme për momentin që ne jemi dhe secili individ është i vetëdijshëm se që pesë ndeshjet e ardhshme duhet të dëshmohet se kanë cilësi të luajnë për Prishtinën”, citohet Ibrakoviq.
“Timonieri” nga Bosnjë e Hercegovina ndër të tjera tha se e ka analizuar edhe skuadrën e Dukagjinit.
“Ne e kemi analizuar ndeshjen e Dukagjinit dhe mënyrën sesi ata luajnë. Ata kanë disa lojtarë të mrekullueshëm dhe ne do ta japim maksimumin për t’i mposhtur ata”, vlerësoi Ibrakoviqi.
Në sfidën e parë të këtij edicioni Prishtina arriti fitore ndaj Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me rezultat 1:2.
Prishtina para këtij takimi renditet në pozitën e gjashtë me 17 pikë të tubuara, kurse Dukagjini renditet i teti me 14 sosh.
Ndryshe, biletat për këtë ndeshje kanë dalë në shitje të enjten, ndërkohë që shitja vazhdon edhe ditën e ndeshjes (e premte) deri në orën 12:30.
Biletat mund të blihen pranë stadiumit, në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe afër obeliskut “New Born”.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
































