Sport

​Ragnick e pranon që ylli i skuadrës ia ka kërkuar largimin nga skuadra

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 27 December 2021

Anthony Martial i ka thënë trajnerit Ralf Rangnick se dëshiron të largohet nga Manchester United, por nuk ka pasur asnjë ofertë për sulmuesin deri më tani.

Francezi dëshiron të largohet në janar për të siguruar më shumë minuta lojë dhe ndërsa Rangnick e kupton pse lojtari dëshiron të largohet, nuk konfirmohet se do ta plotësojë dëshirën e tij.

Sevilla është një nga disa klube që besohet se janë të interesuar për 26-vjeçarin, por “GOAL” mëson se United nuk ka marrë ende asnjë ofertë për sulmuesinm përcjellë KosovaPress.

-Advertisement-

Agjenti i Martial, Philippe Lamboley, tha në një intervistë disa javë më parë se klienti i tij dëshiron të largohet.

Rangnick tani ka konfirmuar fjalët e agjentit, me Martial që ka biseduar me trajnerin e tij të përkohshëm për qëllimet e tij.

“Ne folëm gjatë. Ai më shpjegoi se ka qenë në Manchester United për shtatë vitet e fundit dhe ai mendon se është koha e duhur për një ndryshim, për të shkuar diku tjetër”, tha Rangnick.

“Mendoj se në një farë mënyre kjo është e kuptueshme. Mund të kuptojë kërkesën e tij, por nga ana tjetër është gjithashtu e rëndësishme të shoh situatën e klubit. Kemi situatën me Covid, kemi tre gara në të cilat kemi ende ambicie të larta dhe duam të jemi sa më të suksesshëm.

“Çdo lëvizje e mundshme nuk duhet të jetë vetëm në interes të lojtarit, por duhet të jetë edhe në interes të klubit. Deri më tani, me sa di unë, nuk ka pasur ofertë nga asnjë klub tjetër dhe për aq kohë sa është kështu ai do të qëndrojë”, përfundoi Ragnick.

Martial ka bërë vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe ka startuar në vetëm dy herë në ligë.

Ai pati sezonin e tij më të mirë te United në 2019-2020, ku shënoi 23 gola në të gjitha garat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera