Sport

​Prishtina e pret Drenicën në derbin e javës së 12-të

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 31 October 2021

Java e 12-të e Superligës së Kosovës në futboll do të kompletohet sot me dy ndeshjet e radhës që zhvillohen nga ora 13:30.

Ballafaqimi kryesor do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, aty ku kampioni aktual i Kosovës, Prishtina, e pret skuadrën në top formë Drenicën.

Drenica befasisht vazhdon të mbetet në hap me skuadrat që luftojnë për titull, kurse Prishtina e ka gjetur formën e saj më stabile pas një starti shumë të dobët të këtij sezoni. Momentalisht Drenica ka 20 pikë, kurse Prishtina 13 sosh.

-Advertisement-

Ndeshja tjetër mjaft interesante e ditës së sotme është ajo ndërmjet Ulpianës dhe Ballkanit. Ekipi nga Suhareka kërkon të rikthehet në vendin e parë me një fitore eventuale sot, pasi ka një pikë më pak se lideri aktual Drita.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera