Lajme

​Policët në Prizren nisin ditën me ushtrime të ndryshme me nxënës

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 04 November 2021

Në vazhdim të aktiviteteve policore, njësia e komunitetit së bashku me udhëheqës të stacionit policor të Prizrenit kanë vizituar ShFMU “Fatmir Berisha”, ku përveç takimeve me stafin e shkollës, policia gjatë orës së edukatës fizike, iu është bashkangjitur nxënëseve në ushtrimet gjimnastikore duke krijuar miqësi me këta nxënës dhe duke praktikuar ushtrime të ndryshme.

Gjithashtu, një vizitë policia e komunitetit e kishte kryer edhe në Shkollën Profesionale Ekonomike “Ymer Prizreni “, duke mbajtur takim me stafin drejtues, duke evidentuar problemet që mund ti kenë në shkolla dhe në afërsi të shkollave.

Policia nëpërmejt një njoftimi në Facebook, thotë se zyrtarët e saj nga njësia e komunitetit dhe njësi tjera, vazhdimisht janë duke patrulluar në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, duke krijuar një klime të qetë dhe stabile për të gjithë nxënësit dhe personelin arsimor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera