Sport

​Pogba: Do ta kuptoja Solskjaer nëse do të vendoste të më linte në bankën rezervë

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 03 May 2021

Paul Pogba ka bërë shaka duke thënë që do ta kuptonte trajnerin Ole Gunnar Solskjaer nëse do e kishte lënë atë më shpesh jashtë formacionit bazë, pasi që si duket Manchester United ka përqindje më të mirë të fitoreve pa mesfushorin francez.

Së fundmi, Pogba është duke kaluar nëpër një formë të mirë me Manchesterin, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në katër prej tyre, në shtatë paraqitjet e tij të fundit në të gjitha garat, përcjell KosovaPress.

Pavarësisht influencës së Pogbas tek Unitedi, statistikat tregojnë që “Djajtë e Kuq”, janë më të mirë pa 28 vjeçarin në formacionin startues.

-Advertisement-

“Djajtë e Kuq” kanë fituar nëntë nga 15 ndeshjet në të cilat Pogba e ka filluar ndeshjen nga banka rezervë, në krahasim me 10 fitore në 18 ndeshje me të si startues nga fillimi i ndeshjes, në një koeficient prej 2.2 pikësh për ndeshje pa të në formacion, ndërsa 1.9 pikë me të në formacion.

Kur iu tregua koeficienti i fitores pa të në formacion, Pogba në një intervistë për “Canal+” bëri shaka duke thënë që trajneri mund ta lë në bankën rezervë nëse dëshiron.

“Atëherë, duhet që të më zëvendësoj. Nuk e kam ditur këtë gjë. Nëse ekipi luan më mirë pa mua, sigurisht që do ta kuptoja trajnerin nëse do vendoste për të më lënë në bankën rezervë. Do ta mbaj gjithmonë në mend këtë gjë. Është një sfidë e mirë për mua”, tha Pogba.

“Gjithmonë mundohem që të marrë vendime sa më të mira, pavarësisht se jam më larg golit. Kam edhe kualitete tjera përveç atyre si vendimtar në ndeshje. Tani luaj në një pozitë jo sulmuese, mund të them që është një rol si i N’Golo Kante. Ndjehem mirë, fizikisht ndjehem më mirë se në të kaluarën”, shtoi mesfushori francez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera