Ministrja Hajdari: Deri në fund të vitit do të bëjmë rishikimin e 20 ligjeve
Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 19 September 2021
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë deri në fund të vitit do të finalizojë njëzetë plotësim-ndryshime të ligjeve që prekin këtë dikaster. Ndër më të rëndësishmit pritet të jetë projektligji për investime strategjike, projektligji për zonat ekonomike, konkurrencën, turizmin dhe projektligji për inspektoriatin.
Udhëheqësja e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari thotë se do të rishikojnë gjithçka, pasi dëshirojnë qasje gjithëpërfshirëse, e jofavorizuese.
“Pas analizës së industrisë dhe finalizimit të planit të programit qeveritar për zhvillim industrial, kemi mundësinë edhe për politikën e investimeve, politikën për inovacion dhe ndërmarrësi dhe politiken tregtare, me fokus politikën për eksporte. Është me rendësi të lartë t’i promovojmë ato mundësi industriale edhe për eksport dhe për të përmirësuar programin tregtar. Kemi edhe shumë programe të tjera, sidomos në rishikim të ligjeve të cilat janë afërsisht 20 që po i rishikojmë këtë vit. Kemi finalizuar për tregtinë e jashtme, ligjin për metalet e çmuara janë në parlament. Ligji tani për konkurrencën tani do të paraqitet në qeveri, ligji për turizmin që e përmenda, por edhe ligjet për brendësinë industriale që janë gjithsej 5 ligje. Ligji për inspektoratin që është finalizu, aty do të jetë një koordinim i gjithëmbarshëm në nivel vendi për inspektoriatin. Këto janë disa nga ligjet, kemi edhe disa ligje të tjera që janë në rishikim, si ai për investime strategjike, ligji për investimet e huaja, ligji për zonat ekonomike. E gjithë kjo për sjell sa më shumë investime në Kosovë, por me barazi dhe gjithëpërfshirje, jo me favore dhe devijime siç kanë qenë ligjet në të kaluarën. Ne do rishikojmë gjithçka, pasi ne dëshirojmë të kemi qasje gjithëpërfshirëse sa i përket trajtimit të investimeve, e jo qasje favorizuese, disa po e të tjerë jo”, thotë ajo.
Krahas këtyre, ministrja Hajdari bënë të ditur se javën e ardhshme do të dërgojnë në Qeveri për miratim projektligjin për turizëm.
I njëjti, sipas saj, është shumë i rëndësishëm për vendin.
“Në fushën e turizmit çka e kemi në plan është e para strategjia që është në finalizim, është ligji që veçse është finalizuar dhe do të paraqitet në Qeveri në mbledhjen e radhës po shpresoj, pasi janë edhe disa gjëra që do të analizohen dhe e treta është brendimi i Kosovës. Pasi ne sëbashku me partnerët ndërkombëtar dhe unionin e turizmit jemi duke munduar sa më shumë të punojmë këtë vit për të finalizuar dokumentin për brendimin e Kosovës, pasi kemi shumë çfarë të paraqitim në fushën e kulturës dhe trashëgimisë”, shton Hajdari.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë jep detaje edhe për nënshkrimin e dy marrëveshjeve me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut.
“Kemi nënshkruar dy marrëveshje, është marrëveshja për inovacion, ndërmarrësi dhe teknologji dhe marrëveshja e dytë për zhvillimin e turizmit. E gjithë kjo për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, por edhe për të ndihmuar në krijimin e mundësive të përbashkëta në nivel rajonal, pasi bashkëpunimi rajonal afron më shumë agjendën për integrim evropian”, thotë ajo.
Kuvendi i Kosovës ku duhet këto projektligje të votohen të hënën do të mbajë seancën e parë të sesionit vjeshtor, derisa Qeveria Kurti në fund të muajit gusht ka bërë një riaranzhim të agjendës legjislative.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...