Lajme

​Me gjithë vërejtjet partitë përkrahin projektligjin për pandeminë

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 07 August 2020

LVV, LDK, PDK e AAK po mbështesin projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në Kuvend është duke u zhvilluar seanca për shqyrtimin e parë të projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga deputetët që ta mbështesin projektligjin në fjalë.

Nagavci: LVV mbështet tërësisht këtë projektligj

-Advertisement-

“Grupi parlamentar i LVV-së e mbështet tërësisht këtë projektligj, duke e vlerësuar të nevojshëm dhe të dobishëm në menaxhimin më të mirë dhe të ligjshëm të situatës me COVID-19. LVV dhe deputetët e saj si dje kur ishin në qeverisje, sit ani në opozitë, si nesër kur do të jemi shumë shpejt në qeverisje e kemi dhe do ta kemi interesin e qytetarëve në rend të parë. Andaj e mbështesim plotësisht këtë projektligj dhe ju bëjë thirrje të gjithë deputetëve që për të mirën e qytetarëve të mbështetni këtë projektligj”, ka thënë ajo.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni tha se përkundër mangësive që ka ky projektligj, Grupi Parlamentar i LDK-së do ta përkrahë. Megjithatë tha se duhet të kompletohet para votimit për herë të dytë.

Hyseni: LDK e përkrah këtë projektligj

“Ligji anti-COVID, ashtu siç e kemi dhënë përkrahjen në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, si GP i LDK-së do ta përkrahim. Ky ligj do të jetë në shërbim të institucioneve që merren me pandeminë dhe për qytetarët të cilët janë ata që qëllimi ynë është për t’i ruajtur.. Ky projektligj ka realisht shumë mangësi të cilat gjatë procedimit para votimit të dytë ta kompletojmë dhe t’i shërbejmë pandemisë në të cilën ne përballemi sot ”, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera