Lajme

​Mblidhet sërish sot Komisioni Hetimor për procesin e privatizimit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 27 October 2020

Sërish sot do të mblidhet komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Deputetët e këtij komisioni në ora 13:00 do të intervistojnë ish ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli.

Ndërsa në ora 14:00 pritet të intervistohet ish drejtoresha menaxhuese Mirka Tahiri.

-Advertisement-

Ndërkaq, edhe gjatë ditës së djeshme ishte mbledhur ky komision e ku u intervistua ish-zëvendës drejtori i AKM-së, Ahmet Shala i cili deklaroi se beson që nuk janë shkatërruar dokumentet e privatizimit në Kosovë në vitin 2008-të.

Tutje ish-ministri gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit duke hequr çdo dilemë se kanë humbur dokumentet gjatë djegieve të tyre më 2008, theksoi se të gjitha dokumentet e privatizimit janë të skanuara dhe të ruajtura në arkivin elektronik të Bashkimit Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera