Lajme

​Mbi 769 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID-19

Autori: Gazeta inFokus 07:55 | 10 December 2021

Prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.636.378 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa, 769 mijë e 967 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë antiCOVID-19.

Kurse prej të enjtes (09.12.2021), ka filluar të jepet edhe doza përforcuese dhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID-19.

Ndërkohë që sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) një qytetar ka vdekur si shkak i infektimit me koronavirus, ndërsa 19 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

-Advertisement-

Aktualisht në Kosovë janë 331 raste aktive me COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera