Sport

​Kroaci-Skoci, formacionet e mundshme

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 22 June 2021

Të dy kombëtaret gjenden në kuotën prej vetëm një pike në Grupin D, ku në kuadër të Euro 2020 do të zhvillojnë sot ndeshje në stadiumin “Hampden Park” kundër Skocisë.

Në xhiron e fundit, Kroacia barazoi 1:1 kundër Republikës së Çekisë, kurse Skocia e ndali me barazim 0:0 në stadiumin “Wembley” Anglinë, përcjell KosovaPress.

Të dy kombëtaret do të garojnë për pozitën e tretë në Grupin D, që të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim tutje në fazën e eliminatorëve, ku aktualisht kroatët zënë vendin e tretë, në kuotën e pikëve të njëjta që ka Skocia në vendin e katërt.

-Advertisement-

Kroacia dhe Skocia janë përballur pesë herë mes vete, ku dy fitore ka regjistruar Skocia, ndërsa tre herë janë ndarë me barazim.

Mungesa e vetme në këtë ndeshje do të jetë mesfushori i Chelseat, Billy Gilmour, i cili për shkak të problemeve shëndetësore nuk do mund të paraqitet për Kombëtaren e Skocisë.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Kroacia (4-2-3-1): Livakovic; Vrsaljko, Vida, Lovren, Gvardiol; Brozovic, Kovacic; Vlasic, Modric, Perisic; Petkovic

Skocia (3-5-2): Marshall; McTominay, Hanley, Tierney; O’Donnell, McGregor, Armstrong, McGinn, Robertson; Dykes, Adams

Grupi D

21:00 Kroacia – Skocia (Stadiumi Hampden Park-Glasgou)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera