KMDLNj alarmon: Fushata zgjedhore, Wuhani i Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
12:52 | 09 February 2021
Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në Kosovë ka eskaluar dhe po paraqet rrezik serioz për shëndetin publik dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
Kështu ka vlerësuar KMDLNJ, e cila fushatën e partive politike e ka quajtur si “Wuhani i Kosovës për përhapje të COVID-19.
KMDLNj propozon që gjobat të shqiptohen në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat anticovid ndërkaq ato që iu shqiptohen subjekteve politike duhet të jenë kapitale.
Mjetet që inkasohen nga këto gjoba duhet të shkojnë në një fond të veçantë për familjet me gjendje të rënduar ekonomike dhe ato familje që kanë anëtarë të familjes që kanë vdekur nga Covid -19.
KMDLNj fton të gjitha subjektet politike që janë pjesë e fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit të tregojnë përgjegjësi institucionale dhe t’i respektojnë masat antiCovid dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Kjo është komunikata e plotë e KMDLNj-së
FUSHATA ZGJEDHORE E PARTIVE POLITIKE , WUHANI I KOSOVËS PËR PËRHAPJE TË CORONAVIRUSIT !
Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në Kosovë ka eskaluar dhe po paraqet rrezik serioz për shëndetin publik dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
Deri më tani ishin pikërisht politikanët që bënin thirrje publike për respektim të masava që i ka paraparë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës , mbajtja e distancës sociale , vendosja e maskave mbrojtëse , përdorimi i mjeteve dezinfektuese sikur edhe ndalimi i grumbullimit të individëve , sidomos në objekte të mbyllura. Nga këto masa kanë pësuar qytetarët që janë gjobitur nga policia , edhe në raste banale sikur që janë dëmtuar shumë gastronomët . Jemi dëshmitarë se ekipet e inspeksionit , të shoqëruar me Policinë e Kosovës bëjnë vizita të rregullta të objekteve gastronomike me ç’rast , përveç dënimeve që i shqiptojnë, në jo pak raste e kanë mbyllur veprimtarinë , për një kohë të caktuar. Qytetarët e Kosovës janë dëshmitarë , përmes mediave vizive dhe rrjeteve sociale e grumbullimit të disa qindra simpatizuesve të partive politike në objekte të mbyllura ku distanca sociale mund të matet , jo me metra por me centimetra dhe se nuk ndërmerret asnjë masë për të parandaluar apo për të shpërndarë masën. Gjithashtu , jemi dëshmitarë të procesioneve të politikanëve dhe përkrahësve të tyre rrugëve të fshatrave dhe qyteteve të Kosovës , pa respektuar fare masat e përcatuara anticovid. Deri më tani , inspekcioni ka shqiptuar disa gjoba e që janë të papërfillshme krahasuar me rrezikun për shëndetin e qytetarëve të Kosovës për shkak të mosrespektimit të masave. Nëse Policia e Kosovës , bashkë me Inspekcionin për shkak të mosrespektimit të masave përveç gjobave , si masë e shqiptojnë edhe mbylljen e lokaleve duke i larguar mysafirët , pse atëherë këtë standard të mbështetur në Ligjin për Pandeminë nuk e zbatojnë edhe ndaj tubimeve politike ku shkelen të gjitha rregullat e mundshme ? Pse duhet të jetë një standard për politikanët dhe mbështetësit e tyre dhe tjetër standard për bizneset dhe qytetarët e tjerë ?! Vendosja dhe zbatimi i standardeve të dyfishta për KMDLNj paraqet një standard diskriminues dhe shkeleje të drejtave të njeriut për trajtim të njëjtë para dhe sipas ligjit.
Shkaku se është e pamundur të inspektohen të gjitha lokacionet ku mbahet fushata zgjedhore të subjekteve politike , KMDLNj propozon që të merret si material dëshmues të gjitha iincizimet e mediave elektronike sikur edhe pamjet që i shpërndajnë përmes rrjeteve sociale , qoftë kandidatët që garojnë , qoftë subjektet politike apo edhe vet pjasëmarrësit në këto tubime ku , në mënyrë masive rrezikohet shëndeti i qytetarëve të Kosovës .
KMDLNj propozon që gjobat të shqiptohen në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat anticovid ndërkaq ato që iu shqiptohen subjekteve politike duhet të jenë kapitale. Mjetet që inkasohen nga këto gjoba duhet të shkojnë në një fond të veçantë për familjet me gjendje të rënduar ekonomike dhe ato familje që kanë anëtarë të familjes që kanë vdekur nga Covid -19.
KMDLNj ftonë të gjitha subjektet politike që janë pjesë e fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit të tregojnë përgjegjësi institucionale dhe t’i respektojnë masat anticovid dhe në këtëmnyrë kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
KMDLNj vlerëson se pas përfundimit të zgjedhjeve do të rriten rastet e infektimit me Covid -19 sikur edhe numri i viktimave.

T� tjera
-
BE-ja nuk do të nisë bisedimet për marrëdhënie afatgjata me Britaninë
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian rrezikojnë të hyjnë në një tjetër peri...
-
Fehmi Hoti pret në takim ambasadorin britanik, diskutohet mbështetja për Policinë e Kosovës
U. D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi HOTI, me b...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet e viteve 1998/99 në Kosovë
Eurodeputeti belg, Michel De Maegd, ka kritikuar ashpër interpretimin e një k...
-
Investitorët japonezë shqyrtojnë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën
Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dhe krijimi i mundësive të reja për invest...
-
Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë
KEDS ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji në Prishtinë.Në njoft...
-
Haxhiu kërkon mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar mbështetjen e Kr...
-
Raporti i Gallupit për 2025-tën: Kosova, ndër vendet më të sigurta në Evropë
Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në Evropë sipas Indeksit Glob...
-
Erërat e forta, Inspektorati i Punës kërkon masa të shtuara për sigurinë e punëtorëve
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të n...
-
Rama: Ndryshim-ligji për Specialen nuk është i PDK’së, është për vlerat e luftës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar s...
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...































