Klopp: Nuk besoja se mund ta humbisnim këtë ndeshje

Autori: Gazeta inFokus
09:50 | 22 January 2021
Jurgen Klopp pranoi përgjegjësinë e plotë pasi Liverpooli zhvilloi 68 ndeshje si i pamposhtur në Premier League por i dha fund kësaj serie më humbjen kundër Burnleyt të enjten.
Liverpool nuk ishte mposhtur në terrenin e tyre që nga prilli 2017, tre vite e 273 ditë. Crystal Palace ishte ekipi i fundit vizitues që triumfoi në “Anfield Road”.
Trajneri Jurgen Klopp e ka analizuar ndeshjen duke marrë përgjegjësinë për këtë humbje për të cilën thotë se kishte menduar se ishte e pamundur që ta humbisnin, përcjell KosovaPress.
“Ne e humbëm ndeshjen, gjë që unë mendoj se është në të vërtetë e pamundur të humbasim, por ne e bëmë atë,” tha Klopp për “Sky Sports”.
“Ky është faji im sepse puna ime është të sigurohem se djemtë kanë ndjenjat e duhura, sasinë e duhur të besimit, ata marrin vendimet e duhura dhe të gjitha këto lloje të gjërave dhe që padyshim nuk funksionuan për sonte.”
“Ne krijuam disa situata, ishte në rregull, por në momentin e fundit padyshim që vendimmarrja jonë nuk ishte e duhur për momentin dhe ky është problemi.”
“Padyshim që nuk funksionoi sonte dhe kjo është ajo që duhet të pranojmë. Nuk ka asgjë për të thënë në lidhje me këtë, kjo është arsyeja pse ne e humbëm ndeshjen.”
“Nuk është hera e parë që ka ndodhur në futboll dhe nuk do të jetë hera e fundit. E mira është që ne mund ta ndryshojmë atë ne thjesht duhet të punojmë në këtë drejtim.”, përfundoi Klopp.

Të tjera
-
Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë
Disa qytetarë të Kosovës aktualisht po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, ...
-
Limaj për Kurtin: E bëri gjithë atë fushatë, nuk është në gjendje me u ul me bisedu për ndërtimin e Qeverisë
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para tentimit të 35-të ...
-
Guri komenton ‘nomadët’ e kryeministrit në detyrë: I vetmi në Kosovë që nuk ka shtëpi është Kurti
Deputeti i betuar i LDK-së, Paris Guri ka komentuar deklaratën e kryeministri...
-
KESCO: Prodhimi i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar
KESCO ka njoftuar se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i ...
-
Arben Gashi: Kurti dhe partia e tij duhet ta gjejnë zgjidhjen
Deputetët kanë nisur të shkojnë në Kuvend në përpjekjen e 35-të për ta provua...
-
Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë vikendit do të mbajë ...
-
Persona të panjohur hodhën gran*atë dore në një pishinë në Gjakovë, policia jep detaje
Disa persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në një pishinë në Qabra...
-
Rama uron fundjavë të mbarë nga plazhi publik i Velipojës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar një fundjavë të mbarë për të gji...
-
Një burrë gjendet i vde*kur në Prishtinë, dyshohet se ra nga kati i tretë i një ndërtese të pabanuar
Një burrë është gjetur i vdekur dje në mëngjes në Prishtinë, ka bërë të ditur...
-
PDK sot mban Konventën e Përgjithshme, Memli Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar
Partia Demokratike e Kosovës sotqershor do ta mbajë Konventën e Përgjithshme ...
-
Behrami: Koha me ia ndal dritat zyrave të okupuara të Qeverisë nga deputeti Kurti
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka fajësuar qeverinënë detyrë për krizë...
-
Nagavci thirrje nxënësve: Respektoni rregullat në provimin e maturës, tregoni përgjegjësi dhe integritet
Sot, duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore...