Rozë

​Haki Rugova nesër del para Gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 10 October 2020

Nesër do të mbahet seanca dëgjimore për kryetarin e Istogut, Haki Rugovën që u arrestua për keqpërdorim të detyrës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha, i cili ka thënë se ato çka i ka thënë prokuroria për këtë rast nuk janë të vërteta.

Seanca dëgjimore do të mbahet në Gjykatën Themelore në Pejë, në ora 10:00.

-Advertisement-

Ky është njoftimi pa ndërhyrje i avokatit Berisha:

Kolegeve gazetare qe me kane telefonuar sot me dhjetera here per te marr informata/prononcim lidhur me ceshtjen e z. Haki Rugova, u kerkoj ndjese per pamundesine me ju lajmeru per shkak te angazhimeve te shumta qe kisha.

Per ata qe kane interesim, ju njoftoj se seanca degjimore tek Gjyqtari i Procedures Paraprake eshte planifikuar te mbahet neser, ne oren 10:00, ne Gjykaten Themelore ne Peje.

Neser kemi shume per te thene 🙂!

Mbani mend:

E verteta nuk eshte ajo cfare eshte shkru e thene nga Prokuroria dhe mbi ate nuk do te mund te ndertohet drejtesia…!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera