Lajme

​Gjermani, rikthehet kufizimi për shkak të COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 23 June 2020

Gjermania njoftoi sot, për herë të parë, një rikufizim lokal lidhur me koronavirusin e ri, pas shfaqjes së një vatre kontaminimi në një thertore, ku janë zbuluar më shumë se 1.500 raste me COVID-19.

“Ne do të rikthejmë një kufizim në të gjithë rajonin e Gütersloh, që numëron rreth 360.000 banorë në perëndim të vendit”, theksoi për shtypin drejtuesi i rajonit të Rhenanie du Nord-Westphalie, Armin Laschet.

Ky rikufizim, i parashikuar fillimisht deri më 30 qershor, do të rivendoset me kufizim strikt të kontakteve mes personave, mbylljen e bareve, kinemave, muzeve, ndalimin e aktiviteteve argëtuese në hapësirat e mbyllura.

-Advertisement-

“Restorantet do të mund të qëndrojnë të hapura, por do të presin klientë vetëm nga e njëjta zonë”, theksoi Laschet, pasardhësi potencial i Angela Merkel dhe kandidat për drejtimin e partisë së tyre Unioni Kristian-demokrat CDU./atsh

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera