Sport

​Capello: I thash Allegrit refuzoje Juventusin

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 01 November 2021

Fabio Capello ka zbuluar se ai i sugjeroi Massimiliano Allegrit që ta refuzojë rikthimin te Juventusi.

“Zonja e Vjetër” ka humbur katër ndeshje këtë sezon. Juventus pësoi humbje të njëpasnjëshme kundër Sassuolo-s dhe Hellas Verona-s dhe është 16 pikë pas liderëve, Napolit dhe Milanit.

Në dy ndeshjet e radhës bardhezinjtë përballen me Zenitin dhe Fiorentinën në “Allianz Stadium” këtë javë, përcjellë KosovaPress.

-Advertisement-

Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, zbuloi se ai i kishte sugjeruar Allegrit të refuzojë një rikthim në “Allianz Stadium”.

“Unë i thashë atij se ai do të bëhej pika kryesore për të gjitha problemet,” tha Capello për “Radio Anch’io”.

“I thashë të mos kthehej. Juventusi ka një ADN fituese, por për momentin, ju nuk mund ta shihni atë. Lojtarët nuk po bëjnë atë që duhet. Të gjithë mendojnë se është faji i trajnerit, por nuk është kështu, nuk është e lehtë të ndryshosh gjendjen”, shtoi Capello i cili kaloi dy vite në Torino si trajner, duke fituar dy herë titullin e Serie A.

Megjithatë, Scudettot e fituara nën drejtimin e tij u revokuan pas skandalit të Calciopolit që e dërgoi Juventusin në Serie B.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera