Lajme

​Breshëri dëmton kulturat bujqësore në Krushë të Madhe (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 16 June 2018

Breshëri dhe vërshimi i ujit ka përfshi sot Krushën e Madhe të Rahovecit.

Qytetarët kanë njoftuar se uji ka depërtuar në shtëpitë e banorëve, duke u shkaktuar dëme të konsideruara.

Por dëmi më i madh është shkaktuar në kulturat bujqësore. Breshëri ka dëmtuar thuajse tërësisht perimet, me të cilën veprimtari krushianët merren tradicionalisht dhe është e vetmja veprimtari ekonomike në këtë rajon.

-Advertisement-

Në vendin e prekur nga breshri dhe vërshimet e ujit ka dal edhe kryetari i Komunës së Rahavocit, Smajl Latifi, i cili ka premtuar se do të ndihmohen për aq sa kanë mudnësi buxhetore.

Kultivuesit e perimtarisë kanë deklaruar se i tërë mundi i punës së tyre u është shkatërruar, ndërsa në sezonin që tani gjenden nuk kanë mundësi që të mendojnë për të mbjellë kultura të tjera bujqësore. Për gjenden në të cilën ndodhet Krusha e Madhe pas vërshimeve të ujit dhe breshrit ka shkruar edhe kryetari i këtij fshati, Selami Hoti, i cili ka publikuar edhe shumë foto, ku shihen dëmet e shkaktuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera