Sport

​Arsenal-Crystal Palace, analizë dhe formacionet e mundshme

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 14 January 2021

Premier Liga angleze vazhdon sot me një ndeshje interesante në kuadër të xhiros 18.

“Topçinjtë” presin në “Emirates” skuadrën e Crystal Palace, përcjell KosovaPress.

Arsenal synon të vazhdojë serinë e fitoreve prej tri ndeshje radhazi dhe pas 17 xhirosh gjendet në pozitën 11 në tabelë, me gjithsej 23 pikë.

-Advertisement-

Në anën tjetër, skuadra e Crystal Palace pozicionohet në vendin 13, me gjithsej 22 pikë, duke regjistruar gjashtë fitore, katër barazime dhe shtatë humbje.

Trajnerët Arteta dhe Hodgson pritet të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të mirë në dispozicion dhe formacionet e mundshme i gjeni të bashkangjitura më poshtë.

Arsenal (4-2-3-1): Leno; Bellerin, Holding, Mari, Tierney; Ceballos, Xhaka; Saka, Smith Rowe, Aubameyang; Lacazette

Crystal Palace (4-4-2): Guaita; Ward, Kouyate, Tomkins, Van Aanholt; Townsend, Milivojevic, McArthur, Eze; Zaha, Benteke

21:00 Arsenal (11) – Crystal Palace (13) (Stadiumi Emirates)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera