Lajme

​61 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 10 February 2021

61 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga ta 47 janë në oksigjenoterapi, ndërsa 2 janë në respirator (CPAP).

Nga spitali njoftojnë se 12 të tjerë po ashtu të infektuar me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht 61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e spitalit.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 204 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera