Rozë

​ E vërteta pas fustanit të verdhë gjigand të Rihannës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 19 October 2017

Dizenjatorja kineze, Guo Pei ka praktikuar veprimtarinë se saj për më shumë se 30 vjet në Kinë, deri sa Rihanna veshi pelerinën e verdhë të dizajnuar nga ajo në tepihun e kuq, 2 vite më parë.

Ky fustan nuk ishte dizajnuar veçanërisht për këngëtaren por kishte qenë në atelenë e dizajneres për më shumë se tri vite derisa një nga agjentët e Rihannës e kishte propozuar fustanin për t’iu përshtatur temës së Met Gala-së në vitin 2015 që ishte “Të shohësh Kinën përmes Llupës”.

-Advertisement-

Dizajnerja 50 vjeçare kryesisht punon fustane për elitën kineze që preferojnë produktet vendore mirëpo suksesi i saj u përmbush pasi Rihanna veshi fustanin e saj në ngjarjen e jashtëzakonshme duke e bërë Pein dizajneren e parë kineze që merr pjesë në Javën e Modës në New York.

Fustani peshon 25 kilogram, është i gjatë pothuajse 5 metra dhe përmban më shumë se 50,000 orë punë dore dhe është realizuar për 2 vite. Përkundër faktit se Rihanna ia doli ta mbante fustanin e veshur dhe të dukej mrekullueshëm në të, një modele që e kishte provuar nuk kishte pasur mundësi ta mbante deri në fund dhe shfaqja e modës ishte ndërprerë. Pui është shprehur se fustani është kaq i rëndë dhe madhështor sepse kur ajo e dizajnoi kishte në mend një grua që mund ta mbajë pesha të rënda, sikur ajo është e zonja ta mbajë tërë botën në krahët e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera