Sport

⚽ Trajneri i Vikingur e ka një kërkesë të vetme për ndeshjen e nesërme ndaj 89-shit

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 03 July 2017

Trepça ’89 dhe Vikinguri kanë dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme, në kuadër të rrethit të parë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë u mbyll me fitoren 2:1 të Vikingurit, kurse sfida e kthimit luhet nesër në “Adem Jashari”.
Gazetarët vendorë kanë pyetur trajnerin e Ishujve Faroe, se a është në dijeni që nesër skuadra e tij mund të luajë para rreth 17 mijë shikuesve.
“Ju e dini se në Ishujt Faroe nuk kemi shumë tifoz, sepse jemi vend i vogël. Nëse është ashtu siç po thoni ju, atëherë ne do të kemi emocione”, tha Erik Hentze
“Shpresojmë që edhe nesër të kemi temperatura më të larta se sa sot”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera