Sport

Trepça ’89 eliminohet nga Liga e Kampionëve me humbje edhe në shtëpi (Video)

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 04 July 2017

Ka përfundur takimi Trepça ’89 – Vikingur me fitoren e skuadrës mysafire me rezultatin e thellë 1:4.

Takimi parë i në mes të këtyre skuadrave kishte përfunduar po ashtu me fitoren e Vikingur me rezultatin 2:1.

Skuadra nga Mitrovica u eleminua nga garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

-Advertisement-

Këto janë statistikat e ndeshjes kur po zhvillohet minuta e 74-të e takimit.

Trepça ’89 – Vikingur 1:4.

Skuadra e Trepça ’89 ka shënuar golin e parë në ndeshje me anë të Florent Hasanit në minutën e 65-të.

Trepça ’89 shënon golin e parë ndaj Vikingur me anë të Florent Hasanit.

 

Tjetër gol në ndeshjen Trepça ’89 – Vikingur 0:4. golashënues Lervig H në minutën e 59-të nga një kundërsulm mjaft i shpejtë.

Vjen goli i tretë në ndeshje 0:3 për Vikingur. Golashënues Vatnhamar G. në minutën e 52-të.

Fillon pjesa e dytë e takimit.

Përfundojnë 45-së minutat e parë të takimit Trepça ’89 – Vikingur. Rezultati mund të themi befasues 0:2 në të mirë të skuadrës së Vikingur.

E pabesueshme

Trepça ’89 – Vikingur 0:2. mysafirët kanë shënuar dy gola të shpejtë në takimin që po zhvillohet në Mitrovicë.

Golashënues Anghel S. dhe (autogol) Islami P.

Futbollisti i Trepça ’89 Kurtishaj B. është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 33-të.

Edhe pak çaste na ndajnë nga ndeshja e kthimit ndërmjet Trepçës ’89 dhe Vikingur, raporton infokusi.com.

Përballja e parë ishte mbyllur me fitoren e skuadrës Vikingur me rezultatin 2:1.

Ndërsa ndeshja  e kthimit zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Skuadrat do të fillojn ndeshjen me këto përbërje. /Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera