Sport

⚽ Pasi e mposhti për Lukakun, Man Utd ia rrëmben një tjetër lojtar Chelseat

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 10 July 2017

Manchester United ka arritur marrëveshje me Tiemoue Bakayoko. Mourinho po tenton ta mposhtë sërish Conten, pasi ia mori nga “duart” Lukakun.

Në Angli e konsideronin si punë të kryer transferimin e Romelu Lukakus në “Stamford Bridge”, por në fund ai u transferua në “Old Trafford” te Manchester United, duke mposhtur kështu Jose Mourinho Antonio Conten.

Trajneri portugez dëshiron tani sërish t’ia rrëmbejë një lojtar rivalit të përjetshëm Chelseat.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për mesfushorin e Monacos, Tiemoue Bakayoko, i cili kërkohet me ngulm edhe nga “Blutë e Londrës”.

The Sun, Daily Star dhe Express.co.uk, raportojnë se “Djajtë e Kuq” tashmë kanë arritur marrëveshje për 22 vjeçarin, që do t’iu kushtojë 35 milionë funte.

Ky do të ishte transferimi i tretë për Manchester United këtë verë, pas Victor Lindelof dhe Romelu Lukakus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera