Ishte skuadra e Rumanisë që eliminoi Kosovën në çerekfinale.
Djelmoshat nga Kosova, me paraqitje të mirë arritën deri në çerekfinale, duke kaluar së pari fazën e grupeve, për të mposhtur pastaj Malajzinë dhe Japoninë.
Kujtojmë se ky turne organizohet nga ylli i Barcelonës, Neymar, dhe fituesi i turneut do ta ketë rastin të takohet me të.