FC Prishtina do ta shkruajë historinë nesër mbrëma duke e zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare të nivelit ndërkombëtar, shkruan zeri.info.
Bardhekaltrit kanë mbërri në Suedi, ku do të përballen me Norrkopingun vendës, në ndeshjen që do të fillojë në orën 20:00.
Sa për informatë, ky në fotografinë e mëposhtme është stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Europa Leagues.