⚽ Këto janë 5 ndeshjet që i kurdisi Skënderbeu
Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 26 June 2017
Komisioni i Etikës vendosi të premten t’i heqë titullin kampion klubit të Skënderbeut për sezonin 2015- 2016.
“Deklarimin fajtor për komplotim në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015-2016”, citohej ndër të tjera në vendimin e zbardhur nga FSHF.
Por, cilat janë ndeshjet që Etika është bazuar për të dënuar klubin korçar sa i përket sezonit që u shpall kampion? Burime të sigurta të “Panorama Sport” në FSHF tregojnë se Etika ka marrë 100% parasysh raportin që UEFA ka zbardhur për ndeshjet që dyshohet se janë trukuar në atë sezon: tre prej tyre janë të vlefshme për Kategorinë Superiore dhe dy për Kupën e Shqipërisë.
Në fakt, ajo që habit është fakti se nga pesë ndeshje ku UEFA ka vendosur nën akuzë Skënderbeun, rezulton se katër prej tyre janë fituar nga korçarët, ndërsa vetëm një është mbyllur në barazim.
Më konkretisht bëhet fjalë për ndeshjet e kampionatit, Skënderbeu-Tirana 2-1, luajtur më 21.09.2015, Skënderbeu-Teuta 2-2, më 16.10.2015 dhe Skënderbeu-Tërbuni 4-0, më 22.11.2015. Ndërsa ato për Kupë janë Skënderbeu-Vllaznia 2-1, më 17.02.2016 dhe Skënderbeu-Laçi 2-1, më 20.04.2016.
“Ka evidenca më se të mjaftueshme se këto ndeshje u manipuluan për qëllime bastesh në mënyrë precize dhe të orkestruar, me përfitime korruptive të gjeneruara si rrjedhojë e saj”, shkruhet në raportin e UEFAs. Kjo e fundit e përdori precedentin “Skënderbeu” si një shembull për t1% gjithë, sepse korçarët u dënuan për lëvizje të koeficientëve të basteve në mënyrë të dyshimtë. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë dhe fakti që KAS-i i Lozanës mbështeti UEFA-n, bëri që Skënderbeu të ishte fillimi i një epoke të re në ndëshkimin e klubeve që dyshohet se manipulojnë.
AKUZAT NGA UEFA
Ndeshje të dyshuara si të trukuara, të shtrira në katër kompeticione. Bëhet fjalë për 5 ndeshje në Ligën e Kampioneve, 2 në Ligën e Europës, 28 në Kategorinë Superiore, 12 në Kupën e Shqipërisë dhe 6 miqësore ndërkombëtare. Këto janë shifrat e frikshme të Skënderbeut në raportin zyrtar të UEFA-s.
Raporti
Argumentet e UEFA-s janë bazuar te Sistemi i Detektimit të Mashtrimeve të Basteve. Në raportin që ka marrë në shqyrtim periudhën 2010-2016, përveç korçarëve, figurojnë edhe një pjesë e mirë e skuadrave të tjera shqiptare.
Më saktësisht janë 16 klube, me të cilat Skënderbeu është përballur në mënyrë të dyshimtë, sipas UEFA-s.
Skuadra që përmendet më tepër është Laçi me 7 ndeshje, i ndjekur nga Kastrioti me 5 dhe Vllaznia me 4. Shkumbini, Dinamo dhe Kukësi përmenden nga 3 herë; Tirana, Bylisi dhe Elbasani 2 herë, ndërsa vetëm 1 herë figurojnë ekipet e Teutës, Tërbunit, Pogradecit, Kamzës, Apolonisë, Flamurtarit dhe Partizanit.
Të tjera
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...