⚽ Këtë fakt për vëllezërit Donnarumma nuk e keni ditur kurrë!
Autori: Gazeta inFokus
18:42 | 05 July 2017
Gjithsesi, Donaruma “i madh” nuk duhet të ndihet në siklet, sepse ky i tiji nuk është një rast i izoluar. Kanë qenë të shumtë vëllezërit, të cilët, për t’u treguar xhentil, po përdorim termin “më pak të talentuar teknikisht”, të cilët falë kontratave luksoze kanë fituar fanella prestigjioze, ndonëse në shumicën e rasteve në një mënyrë fiktive, të pamerituar. Dhe disa ndër rastet më të famshme listohen më poshtë…

Hugo Maradona
Në verën e vitit 1987, pak javë pas titullit të Napolit, Diego Armando Maradonës i lejohej vërtet gjithçka, edhe ajo e të federuarin dhe të dhënit një kontratë me çdo kusht vëllait të tij, më të vogël. Por përderisa në atë kohë, rregullorja nuk lejonte më shumë se dy të huaj në një skuadër, “Huguito” i huazuar tek Askoli.
Pas një faze përgatitore ku tërhoqi vëmendje dhe dukej se jepte garanci, 17-vjeçari u konfirmoi qartësisht se nuk ishte në lartësinë e Serisë A: 15 ndeshje, zero gola, shifra këto që e detyruan më pas në vazhdimin e një karriere anonime mes Europës dhe SHBA-ave.
Misha Xhorkaef
Edhe pse 6 vjet më i ri se Juri dhe shumë herë më pak i talentuar, ai “blihet” nga Interi në verën e vitit 1997, vetëm për nder të vëllait të tij, duke parë se edhe skuadra e Olimpik Ale, një klub jo i parezistueshëm në Ligën 2, nuk i kishte rinovuar kontratën. Pas parave që i garantoi kontrata me Interin, Fidelis Andria vendosi ta huazojë, më pas Fiorenzuola, ku gjithsesi nuk la asnjë shenjë. Misha do ta ndiqte vëllanë e tij edhe në eksperiencën post-Milano, te Kaizerslauteni, me modalitetin dhe përfundim të njëjtë si në Itali.
Digao
Fizik i gjatë dhe simpatik… E dalloje ngjashmërinë me Kakanë vetëm nga pamja e jashtme, sepse për të tjerët nuk mund të kishin qenë kurrsesi më të ndryshëm. Bartës i një klasi të pafundëm njëri, qendërmbrojtës i drunjtë tjetri… Milani e xhiroi për dy vite te Rimini, ku Digao u gjend në shoqëri shumë të mirë (Handanoviç, Matri, Rikiuti), por pas rikthimit te Milani, Karlo Ançeloti e spostoi menjëherë në cepat e errët të dhomave të zhveshjes dhe të tribunës (as në pankinë jo)…

Kjo si rrjedhojë e një paraqitjeje të tmerrshme në Kupën e Italisë kundër Katanias. Më pas, një dëmtim i rëndë në gju, i shoqëruar pas një transferimi te Standard Liezhi në Belgjikë, bëri që karriera e tij të mbyllej përfundimisht.
Maks Vieri
Në vitin 1996, Juventusi “peshkon” me të dyja duart te familja Vieri, duke blerë të dy djemtë e ish-juventinit Roberto “Bob”. Por, nëse Kristian, edhe pse duke luajtur vetëm një vit, do të hidhte në Torino bazat e një karriere prej “top player”-i me gola dhe paraqitje fantastike, vëllai i tij, Maks, do ta vishte bluzën bardhezi vetëm në disa faza përgatitore, duke u konfirmuar një sulmues i matur, por vetëm në rangun e Serisë B dhe C.
Ato që mbeten për t’u shënuar janë 6 prezencat e tij me Kombëtaren e Australisë dhe formimi i dyshes së sulmit me Edi Baxhon (vëllanë e Robertos), tek Ankona në vitin 2001.
Gabriel Burdiso
Roma shlyen nga Interi, në vitin 2010, Nikolas Burdison dhe për të mos rrezikuar asnjë pakënaqësi të mundshme të mbrojtësit, edhe vëllanë e tij Gabriel, në huazim nga ekipi argjentinas i Rozario Central dhe në Serinë A nuk do të mbahet mend, vetëm për 2 prezencat e vendosura. Aktualisht, luan me rezultate të mira te Leon, në Meksikë.

Çedrik Sedorf
Ka bërë praktikisht të njëjtën karrierë të vëllait Klarens: Real Madrid, Inter dhe Milan, me diferencën se maksimumi ai shihte yjet që të stërviteshin dhe zhvendosej sistematikisht në huazime dhe destinacione të “humbura”: Lenjano, Picigetone, Ostende, Kambur, Evian, Harlem, Monza, me rendimente edhe më të “humbura” sesa skuadrat që e mirëprisnin…
Serxho Zaneti
Vëllai i kapitenit legjendar të Interit, Havier. Në vitin 2000 zbarkon në Itali për të luajtur mes Serisë C dhe D, me Kremonezen dhe Verbanian. Edhe pse qëndroi në kontratë dhe në orbitën Inter për meritë të vëllait të tij, vetëm mes vitit 2011 dhe 2013 emri i tij nisi të lakohej realisht, pasi stërviti në kategorinë “Berretti” (përmbledh lojtarët e grupmoshës 15- 20 vjeç) të klubit të Interit.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
































