Sport

⚽ Bonucci sot prezantohen të Milan?

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 14 July 2017

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci sot mund të bëhet lojtar i Milanit.

Sky Sport Italia ka raportuar se mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci pritet të bëhet lojtar i Milanit të premten, por Sport Mediaset nuk mendon njëjtë.

Sipas Gianluca Di Marzio, i cili u shfaq në një transmetim për Sky Sport, thotë se agjenti i Bonuccit, Alessandro Lucci, ishte “vendimtar” në shtyrjen e marrëveshjes, përcjell ORAinfo.

-Advertisement-

Për më tepër, gatishmëria e Rossonerëve për të dërguar Mattia De Sciglio në anën tjetër, lejoi që bisedimet të “garonin” përpara.

Sky Sport Italia shton se negociatat do të vazhdojnë gjatë natës.

Sport Mediaset beson se Rossonerët kanë bërë një ofertë të re prej 35 milionë eurosh.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy