Sport

⚽ Ancelotti konfirmon shtatë mungesat e mëdha ndaj Dortmundit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 04 August 2017

Ancelotti ka konfirmuar mungesat e shtatë lojtarëve për Superkupën e Gjermanisë ndaj Borussia Dortmundit.

Bayerni po përballet me krizën e lëndimeve të lojtarëve, gjë që po ndikon edhe në rezultatet e dobëta edhe në ndeshjet parasezonale.

Ndërsa në Superkupën e Gjermanisë ndaj Dortmundit, gjiganti bavarez do të jetë pa shtatë futbollistë të lënduar.

-Advertisement-

Lajmi është konfirmuar nga trajneri, Carlo Ancelotti.

“Manuel Neuer, Jerome Boateng, David Alaba, Juan Bernat, Thiago, James dhe Arien Robben nuk janë të gatshëm për nesër”, tha Ancelotti në konferencën për media.

Bernat pritet të mungojë 2-3 muaj, derisa të tjerët do të jenë të gatshëm për javën e parë të Bundesligës, më 18 gusht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera