⚽ Aftësia e rrallë, James sheh ndryshe nga njerëzit normalë
Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 13 July 2017
James Rodriguez ka disa ditë që ka pushtuar mediet gjermane. Fillimisht spekulimet për kalimin e tij te Bayern München, më pas zyrtarizimi, deklaratat e para, prezantimi, dita e parë e stërvitjes dhe vlerësimet e ndryshme. Shkurt: ai është njeriu i javës në Gjermani!
I huazuar për dy vite në Mynih (me opsionin e blerjes), kolumbiani padiskutim që është emri më i bujshëm i Bundesligës në këtë merkato vere. Ai njihet si një lojtar me aftësi të rralla me topin, por jo vetëm kaq. Gazeta “TZ” zbulon edhe një detaj që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me futbollin.
Ai ka “rreze X”
Sipas së përditshmes bavareze, Rodriguez sheh më mirë se njerëzit normalë, dhe kjo ka një shpjegim shkencor! Mesfushori duket se ka një fushë periferike më të madhe të shikimit, që e lejon të shohë më shumë. Pra, kur ai e përqendron syrin te një pikë e caktuar, zona përreth saj është më e madhe. Kjo bën që ai t’i “kapë” më lehtë lëvizjet e kundërshtarëve dhe t’i gjejë më mirë hapësirat në fushë.
Ky, pra, është ylli Rodriguez, “granata” e premtuar nga presidenti Uli Hoeness. “Bosi” e mbajti fjalën, por askush nuk priste që i përzgjedhuri të ishte një njeri me… “rreze X”.
Të tjera
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...