Sport

⚽ “Adem Jashari” ia hap dyert 89-shit për të shkruar historinë

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 04 July 2017

Stadiumi ku është luajtur ndeshja që shënoi fillimin e njërës prej epokave më të rëndësishme të futbollit kosovar, do të jetë sërish arenë e një ndeshjeje historike.

Të martën (sot) nga ora 18:00 në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë do të luhet takimi ndërmjet Trepçës ’89 dhe Vikingurit të Ishujve Faroe, shkruan sot Koha Ditore.

Është ky takimi i parë i Ligës së Kampionëve që luhet në Kosovë. Bëhet fjalë për ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të kësaj gare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera