Sport

⚽️Zgjedhje dhe futboll më 11 qershor

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 19 May 2017

Kosova më 11 qershor përveç rezultateve të zgjedhjeve pret edhe një rezultat tjetër-atë të ndeshjes Kosovë-Turqi.

Të gjithë po flasin për 11 qershorin ditën kur do të votohet për zgjedhjet parlamentare, por në të njëjtën ditë me fillim prej orës 20:45, përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë kundër Turqisë në kuadër të eliminatoreve për botërorin 2018.Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës Eroll Salihu tha për KALLXO.com se lojtarëve të përfaqësueses dhe stafit teknik që jetojnë jashtë vendit u është dërguar linku ku mund të regjistrohen për të votuar.

“E dimë, do të jetë edhe ndeshja edhe zgjedhjet. Ne ia kemi dërguar të gjithë futbollistëve linkun ku ata mund të regjistrohen për të votuar nga jashtë venit, ndërsa ne që jemi në Kosovë, mund të votojmë në mëngjes dhe pastaj nisemi për në Shqipëri ku do të zhvillohet ndeshja”, tha Salihu.Ndeshja me Turqinë do të jetë ndeshja e gjashtë e Kosovës në eliminatoret për botëror. Deri më tani Kosova ka arkëtuar vetëm 1 pikë në barazimin me Finlandën.Kosova edhe në vitin 2014 kishte luajtur kundër Turqisë, nga e cila kishte pësuar humbje të thellë me rezultat 1:6. Ajo ndeshje ishte zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera