Sport

⚽️Isco përfundimisht vendos për të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 25 April 2017

Duket se më në fund është zbuluar edhe e ardhmja për karrierën e Iscos. Mesfushori spanjoll do të vijojë të qëndrojë te Reali i Madridit edhe për shumë vite të tjera, pavarësisht aludimeve të shumta nga mediat e spanjolle për largimin e mundshëm të tij.

Pavarësisht se ofertat nuk kanë munguar në drejtim të tij, sërish Isco ka zgjedhur të qëndrojë te “los blancos”. Palët kanë arritur një akord për rinovimin e kontratës për 5 vite, ku fantazisti do të përfitojë edhe një rritje page të theksueshme.

Nga kontrata e re që pritet të firmoset ditët në vijim, Isco do të përfitojë plot 6 milionë euro në sezon deri në vitin 2022. Florentino Perez nuk ka dashur të humbasë shërbimet e mesfushorit duke parë formën e shkëlqyer që ai po kalon në ndeshjet e fundi.

-Advertisement-

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy