Sport

⚽️ Xavi thotë se e ka një pasardhës, i cili luan te … Reali

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 24 May 2017

Ish-kampioni i botës, Xavi Hernandez, po kryqëzon gishtat që finalen e Champions League sivjet ta fitojë Juventusi.

Arsyeja kuptohet: ai është ish-lojtar i Barcelonës. “Nuk mund të jem me Real Madrid-in, sepse gjithmonë ka ekzistuar kjo ide: nëse madrilenët janë mirë, kjo është keq për Barçën dhe e anasjellta.

Kështu, po kryqëzoj gishtat. Italianët thjesht e kanë merituar këtë finale pas arritjeve të viteve të fundit”, – tha 37-vjeçari në “Sport Bild”.Ndërkohë, spanjolli ka vetëm fjalë të mira për dy lojtarë të kombëtares gjermane, të cilët më 3 qershor do të jenë në Kardif.

-Advertisement-

“Toni Kroos është si një motor për lojën e Realit. Me mënyrën se si luan, më kujton shumë veten. Ai është thuajse pasardhësi im në atë pozicion. Sami Khedira, sakaq, është gjithmonë në shërbim të skuadrës te Juvja. Hapësira e tij është gjithë fusha e lojës. Dhe gjëja më e mirë është se ai është një punëtor i qetë, i cili nuk do vlerësime”, – shtoi Xavi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera