⚽️ Speciale: Hajvalia është larguar nga Superliga pas pesë vitesh (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus
18:38 | 02 May 2017
Klubi nga paralagjja e Prishtinës, Hajvalia, pas pesë vitesh do të detyrohet ta lërë Superligën.
Një vit i vështirë ky i fundit ku arritën të marrin vetëm shtatë pikë, ndërsa kishte eksod të futbollistëve, duke u detyruar të luajnë me njomakë që u paraqiten denjësisht.
Por në pesë vite Hajvalia i dha shumë futbollit të Kosovës.
Më lojtarë të njohur kosovarë, por edhe prej atyre që vinin nga jashtë Hajvalia u kthye në atraksion.
Trajnerë të njohur si Ismet Munishi, Bekim Isufi e Sunaj Keq drejtuar skuadrën në kulmin e saj.
Por kryesia e klubit shpesh herë me disa gjëra interesante kanë ditur të kthehen edhe në atraksion botëror për mediat, shkruan Telegrafi.
Skuadra që ishte nënkampion në sezonin 2015/2016 dhe luajti një herë në finale të Kupës, kishte arritur të bëhet temë në mediat botërore duke thënë se do të bënin ofertë për Luis Suarezin, kur ky i fundit ishte i dënuar nga FIFA.
Pastaj oferta për ta blerë, autobusin e Milanit e deri te prerja e kurbanit për tu kthyer te rezultatet pozitive.
Më poshtë i gjeni top-5 historitë më të bukura të kësaj skuadre sa ishte pjesë e Superligës. /Telegrafi/
Oferta për Luis Suarezin
Ishte fundi i korrikut të vitit 2014, kur një ide e drejtori të klubit Xhavit Pacolit, u kthye në atraksion botëror.
“Suarez nuk mund të luajë në katër muajt e ardhshëm shkaku i dënimit ne e ftojmë të vije të luajë në Kosovë”, kishte thënë Pacolli për Sport Plus.
Pothuajse të gjitha mediat sportive kishin shkruar për ofertën e klubit, madje kishte edhe nga ato që erdhën në Kosovë dhe përcollën nga afër ngjarjen.
Tifozët e donin Suarezin në Kosovë
Natyrisht, Suarez nuk e pranoi Hajvalin, por sigurisht e kuptoi dhe dëgjoi emrin e skuadrës që e kërkoi.
Prerja e kurbanit që tu kthehen rezultatet e mira
Hajvalia e kishte nisur keq kampionatin në sezonin 2015-2016. Ata nuk morën asnjë pikë në tri ndeshjet e para.
Skuadra e trajnerit Ismet Munishi, e kishin prerë një kurban në stadiumin e Kizhnicës, me shpresën se do të rikthehen te fitoret.
Kurbani që ua ktheu fitoret
‘Kurbani’ bëri punë dhe Hajvalia iu kthye fitoreve.
Ofertë për ta blerë autobusin e Milanit
Në janar të vitit 2015 Hajavalia goditi edhe një herë në shenjë. Skuadra e Milanit kishin vënë autobusin e klubit në shtije.
Me të dëgjuar se italianët po e shesin autobusin për shkak të krizës financiare, Hajvalia ishte e gatshme t’i japë 40 mijë euro për ta pronësuar atë. As kjo nuk u realizua.
Senegalezët që i lanë pa bukë
Kur u sollën nga Senegali në Kosovë, u ishte premtuar “Parajsa” ndërsa këtu në fakt gjetën vetëm “Ferrin”.
Në fillim erdhën tre pastaj mbetën dy, e në fund një.
Si shumë të rinj afrikanë të cilët ëndërrojnë që të krijojnë karrierë në futboll, ishin edhe 20 vjeçari Mouhamado Ndiaye dhe Hadji Malick 23 vjeçar.
Afrikanët e Hajvalisë
Ata erdhën me 3 shkurtë të vitit 2013 te Hajvalia, të sjellë nga menaxheri Hamdi Mehmeti.
Ata në fund pas disa muajsh shpërthyen me akuza drejt Mehmetit që nuk iu jepte para as për bukë. Në fund të u larguan.
Bashkëpronarët këngëtar që shpesh e kallnin atmosferën edhe në autobus me skuadrën
Ajo që e bënte klubin edhe më ‘shyhret’ ishin dy bashkëpronarët, Mehedin Përgjegjaj – Meda dhe Ragip Murati – Gipa. Të dy këngëtarë, por ky i fundit më pak i njohur.
Ata për disa vite investuan shumë te klubi, por që parët e investuara nuk u kthyen kurrë.
Shpesh bënin atmosferë me këngë nëpër autobus e restorante pranë skuadrës.

Të tjera
-
Hasani për moscaktimin e Kryeprokurorit të Shtetit: Presidentja po cenon funksionin primar kushtetues
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka vlerësuar se Presidentja...
-
Zëdhënësi i Qeverisë: Në marrëveshjen e Ohrit askund nuk përmendet termi ‘Asociacion’
Në marrëvshjen e BE-së ku Kurti e Vuçiq u pajtuan për ta zbatuar atë, sipas z...
-
Demolohet një lokal në kryeqytet
Një lokal është demoluar në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet. Lajmin e k...
-
Dëme të shumta nga erërat e forta në Dukagjin
Nga erërat e forta, të cilat goditën mbrëmë vendin, më së shumti u dëmtuan ko...
-
Sulmi ndaj Top Channel, ish-prokurorja: Nuk janë marrë në konsideratë pasojat
Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj e ka quajtur sulmin ndaj ambienteve të Top Ch...
-
Edita Tahiri: Shqiptarët e Luginës së Preshevës mbetën jetim nga Qeveria Kurti
Ish koordinatorja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se shqiptarët...
-
Hasani: Kurti ka luajtur rolin tërësisht gabim, vetëmenaxhimi do të sjellë pasoja afatgjate
Me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të bëhet një rend ...
-
Avokati i PDK-së: Ka shkelje serioze, presidentja mund të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese
Avokati Faton Fetahu, që përfaqësoi PDK-në në rastin kundër ligjit për KPK-në...
-
Blerta Deliu: Sot në Drenicë për të kujtuar masakrën e Izbicës, konvoji i xhipave të zi i pushtetit të Kurtit e Osmanit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti dekl...
-
Tahiri për mosdekretimin e Kryeprokurorit: Shkelje e rëndë kushtetuese të mos dekretohet për një nënshkrim
Shefi i deputetëve në AAK, Besnik Tahiri duke folur për mosdekretimin e Kryep...
-
Hill: Dialogu nuk parasheh reciprocitetin, të drejtat e shqiptarëve trajtohen brenda Serbisë
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka përsëritur qëndrimin e tij...
-
Gazetari i njohur i ekonomisë ia perplasë Muratit për fytyre disa fakte të hidhura
Gazetari i njohur i ekonomisë, Lavdim Hamidi, i ka reaguar ministrit të finan...