Sport

⚽️ Raporti i UEFA-s, ja skuadrat me më shumë borxhe në Europë

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 31 July 2017

Vetëm dy ekipe spanjolle janë në mesin e “Top-20” skuadrave me borxhin më të lartë neto. Fjala është për Valencian, e cila zë vendin e katërt në renditje,

Vetëm dy ekipe spanjolle janë në mesin e “Top-20” skuadrave me borxhin më të lartë neto. Fjala është për Valencian, e cila zë vendin e katërt në renditje, me një borxh prej 285 milionë eurosh, dhe Atletico Madrid, në vendin e pesëmbëdhjetë, me 164 milionë euro. Në rastin e “colchoneros”, sipas raportit në fjalë, referuar “Top-20”, kemi të bëjmë me rritjen e dytë më të lartë në vitin e fundit, jo më pak se 124%, duke qenë përpara vetëm Dinamo Moska (130%).

-Advertisement-

Nuk ka më shumë klube spanjolle në krye të listës, e cila spikat dukshëm Manchester United, me 536 milionë euro borxh neto. “Djajtë e Kuq” janë ndër tre “superklubet” (kështu janë quajtur nga UEFA), me borxhin më të lartë në kontinent. Të tjerët janë PSG, me 186 milionë borxhe, dhe Liverpool, me 163 milionë borxhe. Prania e katër skuadrave të mëdha italiane në krye (Inter është i treti, Milani i gjashti, Juventus i nënti dhe Roma e dhjeta) është gjithashtu një shenjë e qartë e situatës me të cilën përballet futbolli përtej alpeve, në nivel klubi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera