Sport

⚽️ Pësuan 11 gola në dy ndeshje në “Riza Lushta”, Batatina me deklaratë interesante

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 19 May 2017

Për shkak të punimeve që janë duke u kryer në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, finalja e DigitAlb Kupës ndërmjet Llapit dhe Besës është zhvendosur në stadiumin “Riza Lushta” të Trepçës ’89.

Me gjasë, një lajm i tillë nuk është mirëpritur nga llapjanët, të cilët kanë përjetuar ‘ferrin’ këtë edicion në këtë terren, shkruan Gazetasheshi.com.

Në dy ndeshje të këtij sezoni në stadiumin “Riza Lushta”, Llapi ka pësuar 11 gola. Megjithatë, shpresat e Llapit për fitore ekzistojnë pikërisht për faktin se përballë tyre nuk është Trepça ’89, por Besa.

-Advertisement-

Në dy ndeshje në këtë stadium, Trepça ’89 ka mundur Llapin 3:0 dhe 8:1.

Megjithatë, trajneri Tahir Batatina ka theksuar se nuk çon peshë se ku luajnë.

”Finalja është një ngjarje e madhe dhe neve nuk na intereson se ku luhet ajo, në stadiumin ’Adem Jashari’ apo ’Riza Lushta’. Ne jemi të motivuar për fitore kudo që luajmë”, ka deklaruar Batatina.

Llapi ka filluar përgatitjet anti-Besa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera